75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / S Z

Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Të premten në Ferizaj mbahet ceremonia e certifikimit  të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00  dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”  në këtë qytet

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim,