Të premten do të jetë “nxehtë”, në Kuvend, Raportimi i Kurtit, votimi i Rezolutës për Policinë…(Dokument)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është vendosur për seancën e radhës, e cila do të mbahet këtë të premte.
Pikë e parë e Rendit të Ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, transmeton IndeksOnline.
Poashtu në rend dite është edhe votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Deputetët në këtë seancë, do të shqyrtojnë disa projektligje si dhe do të votojnë për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.
Rendi i ditës më poshtë:
