75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Të premten dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës

Këtë të premte deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për seancë plenare.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bëri të ditur se të premten do të zhvillohen dy seanca.

“Do të kemi seancë të premten, në mëngjes do t’i trajtojmë pikat e papërfunduara të rendit të ditës, janë diku tri katër pika. Pasdite kemi seancë të tre, do të kemi shqyrtimin e një propozim-amendamenti kushtetues që është përfshirja e konventës së Stambollit, e cila ka të bëjë me barazinë gjinore në Kushtetutën tonë. Është hap i madh drejt një baze të fuqishme kushtetuese drejt barazisë gjinore, shpresoj shumë në përkrahjen e deputetëve”, tha ajo.

Poashtu Osmani pas mbledhjes deklaroi së Kryesisë së Kuvendit deklaroi se kanë marrë vendim ta ftojnë kryeministrin Avdullah Hoti në një seancë ku do të flasë për 100 ditshin e qeverisjes, transmeton Indeksonline.

Osmani shtoi se kërkesa është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Gjatë javës pasuese do ta ftojmë kryeministrin në një seancë të veçantë për 100 ditshin”, tha ajo./Indeksonline/