Të premten Kuvendi i Kosovës mbanë seancë, ja rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të premte seancën e radhës, në të cilën janë të parapara tri pika të rendit të ditës.
Në bazë të një njoftimi që ka dërguar Kuvendi i Kosovës, gjatë kësaj seance do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, që u bë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, pos seancës për konstituimin e Kuvendit, ku është zgjedhur kryetari i Kuvendit, kjo është seanca e tretë me radhë.