Ledri performon të premten, në Tiranë
Reperi Ledri Vula është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe më të kërkuar shqiptarë, shkruan Indeksonline.
Këngët e tij vazhdimisht priten mirë nga publiku dhe shndërrohen në hite.
Këtë verë Ledri ishte tejet i angazhuar si në promovimin e këngëve të reja, po ashtu edhe me koncerte nëpër vende të ndryshme.
E të premten ai do të performojë në Tiranë, ku do të jetë afër fansave me disa nga hitet e tij. /Indeksonline/

