Të premten paralajmërohet “bllokimi” i Prishtinës – kompanitë e autobusëve parakalojë nëpër rrugë

Këshilli drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, ka marrë vendimin, që të premten të parakalojnë rrugëve të kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.
Kryetari i shoqatës Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se të premten do të zhvillojnë një protestë duke parakaluar me autobusë rrugëve të Prishtinës, pa penguar komunikacionin.
“Në bazë të reflektimit të Qeverisë, do të merren edhe vendimet tona të ardhshme. Është një unitet themelor në të gjitha qytetet për të vazhduar më tej grevën dhe protestën deri në realizimin final të marrëveshjes.
Dy ditët e para kanë qenë vetëm grevë, e cila do të vazhdojë edhe nesër kurse pasnesër do të kalojmë në protestë ku disa autobusë do të dalin rrugëve në Prishtinë pa penguar komunikacionin.
Kërkesat tona i ka Qeveria tash e sa muaj në duar të veta.
Ne jemi të gatshëm të takohemi me Qeverinë në momentin që realizohet marrëveshja”, ka thënë ai./IndeksOnline/