16:33 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të premten përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit

Të premten, më 28 shkurt, do të përurohet shtatorja e kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi. Shtatorja do të vendoset në vendlindjen e saj, në Pejë.

Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.

Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.