Të premten protestohet para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Nesër nga ora 12:00 do të protestohet përballë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Arsyeja për këtë protestë thuhet se është moskthimi i përgjigjes nga rektori në lidhje me ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik.
Ankesa është bërë për vendimin që është marrë nga Senati i UP-së më 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se të premten më 26.03.2021, nga ora 12 deri 12 e 30 do të organizojmë një protestë përballë Rektoratit të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Arsyeja e protestës është moskthimi i përgjigjes nga Rektorati për ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik.
Ankesa jonë është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP-së më 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës.