23:08 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Të premten seanca për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

VMRO-DPMNE nuk ndryshon qëndrimin për ndryshimet kushtetuese, kurse LSDM-së dhe BDI-së u mungojnë edhe 8 deputetë për t’i futur bullgarët në Kushtetutë dhe të realizojnë obligimin e BE-së.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë dhe i padiskutueshëm që para një viti. Ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë dhe bëjmë thirrje të bëhen kombinime tjera. Do të shihet se nuk kanë legjitimitet dhe hapi i vetëm që duhet të bëhet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

Të premten më 18 Gusht, siç njofton KlanM, Kuvendi duhet të nisë seancën plenare për ndryshimet kushtetuese. Duhet të votohet për rendin e ditës, për të cilin duhen 61 vota.

Ndryshimet kushtetuese miratohen me shumicë prej 2 të tretave apo 80 deputetë. Pa këtë shifër, procedura nuk mund të vazhdojë. Nëse procedura zhvillohet sipas afateve më të shkurtëra, siç përcjell KlanM, për finalizimin e fazave të ndryshimeve kushtetuese do të duhen së paku 3 muaj e gjysmë.