Te Prishtina ka humbur nderi, Ferronikelin e kthjellë trajneri
Feronikeli vazhdon të jetë “mollë e ndaluar” për Prishtinën.
Skuadra nga Drenasi ka mposhtur kryeqytetasit në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës.
Ndeshja dhuroi spektakël dhe shumë gola, sidomos pjesa e dytë, shkruan Indeksonline.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ahmed Januzi në minutën e dytë nga penalltia.
Po nga pika e bardhë arritën të barazojnë mysafirët me anë të Jean Carrioca katër minuta më vonë.
Prishtina shënoi golin e dytë me të filluar pjesa e dytë, ku me kokë realizoi Diar Miftaraj.
Lapidar Lladrovci u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë duke barazuar rezultatin në minutën e 58-të të ndeshjes.
Dy minuta para fundit, Jean Carrioca e zu në gjumë mbrojtjen vendase duke kaluar edhe portierin për t’i dhënë tri pikë të arta Niklit.
Me këtë fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e gjashtë me 22 pikë, dy më pak se Prishtina në vendin e katërt me 24 pikë. /IndeksOnline/