Te Prishtina pritet transferimi i lojtarëve të huaj, vijnë nga Portugalia dhe Franca?

Skuadra e Prishtinës pritet që gjatë këtyre ditëve të bëjë disa transferimeve pas prezantimit të trajnerit francez, Jean-Michel Cavalli.
Indeksonline mëson se te klubi kryeqytetas pritet të ketë ardhje nga Liga e Dytë e futbollit të Portugalisë dhe atij nga Franca.

Emrat nuk janë bërë të ditur për shkak të bisedimeve që ka klubi i Prishtinës me agjentët e futbollistëve.
Kujtojmë që skuadra e Prishtinës gjatë këtyre ditëve njoftoi largimin e shumë futbollistëve, duke përfshirë: Genc Hamitin, Hasan Hysenin, Kushtrim Gashin, Egzon Sinanin, Kreshnik Ukën, Albion Kurtajn, Emral Veliqin, Butrint Bulliqin dhe Mergim Pefqelin./Indeksonline/