75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / G T

Të reja nga gjendja e Antonios! Futbollisti i nënshtrohet një operacioni pas aksidentit

Futbollisti i West Ham Unitedit, Michail Antonio i është nënshtruar një operacioni të gjymtyrëve.

Antonio dje gjatë ditës kishte pësuar një aksident të tmerrshëm rrugor, duke u përplasur me makinën e tij Ferrari, shkruan Indeksonline

Klubi “The Hammers” përmes rrjeteve sociale ka treguar se gjendja e lojtarit është e mirë, por që i është nënshtruar operacionit dhe do të qëndroj në spital.

34-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League zhvilloi 14 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri një asist./Indeksonline/