75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / SH

Të rejat e fundit nga KQZ-ja, përmbyllet numërimi në 13 komuna

Sipas informacioneve nga qendrat komunale të numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 1,494 vendvotime.

Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale.
Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025.

Deri tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shterpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Në përgjithësi, në qendrat komunale të numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme:

  • verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave;
  • verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvende komunale; dhe
  • numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.