Të rejat e fundit për shëndetin e Albin Kurti, kreu i VV-së ndodhet ende në spital
Ish -drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka njoftuar për gjendjen e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i cili në mëngjes është shtrirë në Klinikën Infektive për shkak të gripit.
Vitia ka thënë se analizat e bëra kanë treguar se nuk është asgjë serioze, por që Kurti është ende në spital, transmeton Indeksonline.
Ai ka treguar se pavarësisht dëshirës së Kurtit që të dalë sot nga spitali, atij i duhet të qëndroj deri nesër.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, mbështetës, edhe gazetarë, edhe njëherë ju falënderoj për mesazhet e shumta. Sot në mëngjes u shqetësuam pak për Albinin, duke ditur që ekziston dhe një epidemi e gripit në Kosovë, por kujdesi mjekësor ishte në nivel.
Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar ?
Edhe një herë ju falënderoj për mesazhet mbështetëse./Indeksonline/