18:31 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të rejat e fundit të lëndimit të Granit Xhakës

Granit Xhaka raportohet se i ka shpëtuar lëndimit serioz që pësoi dje në stërvitjen e Zvicrës. Pas duelit me Behramin, Xhaka flitej se mund të humbaste Botërorin.

Por, ekzaminimet e fundit kanë treguar se nuk ka këputje te ligamenteve. Ylli kosovar ka thënë tri fjali të cilat mund të kenë mesazh të madh për fatin e tij.

“Jam shumë i lehtësuar” ka thënë Xhaka pas testeve që ka bërë sot në mesdite. Doktori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierre Fournier ka thënë se lajm i mirë është se nuk ka lëndim në ligamente. “Ne jemi shumë të lehtësuar që është vetëm një plagë kockore e dhimbshme. Nuk ka fare prekje në ligamente. Kjo na bën të ndihemi të qetë” ka thënë Fournier./Indeksonline/

Temat: