Të relaksuar pas fitores ndaj Armenisë, lojtarët e Kosovës luajnë “Ludo King”

Kombëtarja e Kosovës dje gjatë ditës arriti fitore minimale 1:0 në miqësoren ndaj Armenisë.
Kurse sot, ekipi i Franco Fodas ka udhëtuar në Hungari ku të martën luan ndaj Kombëtares së Hungarisë, ndeshjen e dytë miqësore gjatë këij muaji, shkruan Indeksonline
Valon Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet me Zymer Bytyqin, Elbasan Rashanin dhe Bersant Celinën duke pritur në aeroport.
Ata vendosën të luanin lojën e famshme “Ludo King” derisa po prisnin për t’u nisur drejt Hungarisë./Indeksonline/