75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Të reshurat e borës bllokojnë rrugën nga fshati Botush për në Koshare

Të reshurat e shumta të shiut që janë shoqëruar edhe me të reshura të mëdha të borës sidomos në fshatrat të larta të Kosovës, kanë shkruar dëme të konsiderueshme infrastrukturës rrugore.

Si pasojë e të reshurave është dëmtuar në masë të madhe dhe është bërë thuajse e pakalueshme, rruga nga fshati Botush  për në Koshare.

Një qytetarë ka njoftuar se kjo rrugë është e bllokuar dhe është dëmtuar, me ç’rast ka kërkuar nga organet komunale që merren me mirëmbajtjen e rrugëve, që të dalin dhe ta zhbllokojnë këtë rrugë.