75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Z S

Të reshurat me shi e borë, policia ka një apel për pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës që po mbizotërojnë në vend.

Sipas Policisë, kushtet aktuale atmosferike, përfshirë reshjet e shiut, borës si dhe ngricat e mundshme, po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrezik për aksidente trafiku.

Postimi i plotë:

APEL:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NGA TË RESHURAT E SHIUT DHE BORËS!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave.

📢Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!

❄️Kushtet aktuale atmosferike: Reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor.

🚗Këshilla për shoferët:

📏Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.

⚠️Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.

🛑Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë me shi e të mbuluara me borë dhe akull.

❄️Pajisuni me gomat dhe mjetet dimërore.

Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës./Indeksonline/