75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 15 Shtator 2023 / A. M.

Të rinj të armatosur, therrje me thikë në Prishtinë – Indeksonline ju sjell pamjet!

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, konkretisht në rrugën “UÇK”.

Indeksonline ka incizuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Aty shihen disa të rinj të armatosur me pistoleta dhe thika. Një person ka mbetur i therrur derisa një tjetër i lënduar rëndë.

Policë civil kanë arritur t’i arrestojnë disa persona.

Më poshtë, video: