75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / OSH

Të rinjët e Ferizajt kërkojnë të funksionalizohet Spitali, “300 mijë banorë po anashkalohen”

Aktivitet simbolik është zhvilluar sot në qytetin e Ferizajt. Të rinjt e këtij qyteti kanë kërkuar që institucionet përkatëse të marrin masa dhe të japin dritën jeshile për funksionimin e spitalit regjional.

“300 mijë banorë po ashkalohen”, “Ku është ministri i shëndetësisë”, “Pse po hesht qeveria”, “Sa specialistë e personel të tjerë do të punësoheshin”, janë disa prej pankartave të vendosura në rrethojat e objektit që është ndërtuar.

Ndryshe, ditë më parë, deputeti i PDK-së nga Ferizaj, Elmi Reçica ka paralajmëruar reagim qytetarët, nëse nuk jepet drita jeshile për Spitalin e Ferizajt.

“Po besoj jeni në rrjedhë dhe nuk mbetet pa reagim qytetar çështja e Spitalit të Ferizajt”, tha Reçica në seancën e sotme të Kuvendit.

Ferizajt, së bashku me komunat përreth, u ofron shërbime shëndetësore afër 300 mijë banorëve. Pikërisht për këtë arsye, nevoja për të rritur kapacitetet spitalore është emergjente sepse ndërtesa aktuale e Spitalit Regjional nuk u plotëson nevojat e qytetarëve.