75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të rinjtë s’e duan punën e pastrimit, të moshuarit e pastrojnë Kosovën

Shpeshherë rrugëve të Prishtinës rastisim burra të moshuar me mjete pastrimi në rrugë.

Në kompanitë e pastrimit në vend ka punëtorë që punojnë rreth të 60-ve për kafshatën e gojës.

Të rinjtë e Republikës së Kosovës duket se nuk po ua don punën e pastrimit të hapësirave publike, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të të dhënave, në kompaninën “Pastrimi” që operon në Prishtinë, punëtori më i ri është 20 vjeç, ndërsa me i vjetri 65-vjeçar, që sipas ligjit i lejohet deri në pensionim.

Në një përgjigje për IndeksOnlinen, nga kjo kompani kanë thënë se shpesh herë kanë nevojë për punëtorë të rinj, por siç duket gjejnë me vështirësi fuqi të re punëtore.

“Ndonjëherë  s’ka mjaftueshëm, sidomos për punëtorë terreni-punëtorë fizikë, mirëpo në raste të zgjerimit te veprimtarisë së shërbimit patjetër paraqitet nevoja për punëtorë të rinj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Por kjo kompani ka edhe probleme të tjera.

Punëtorët e “Pastrimit” janë në hall me personat, të cilët i djegin mbeturinat nëpër kontejnerë.

This image has an empty alt attribute; its file name is 2-22.jpg

Shqetësuese për ta mbetet edhe parkimi i automjeteve përpara kontejnerëve, që ua vështirëson procesin e mbledhjes së mbeturinave.

“Kompania “Pastrimi”, SHA- Prishtinë ballafaqohet me probleme të vazhdueshme, të cilat patjetër që na paraqesin komplikime në kryerjen e shërbimit, si p.sh djegia e kontejnerëve, hedhja e mbeturinave vend e pa vend, parkimi i veturave para kontejnerëve, gjurmimet e mbeturinave nga sektori joformal, gjurmimi i  mbeturinave nga qentë endacake, moskryerja e obligimeve të pagesave nga qytetarë etj”, kanë thënë nga kjo kompani për IndeksOnline.

Kompania “Pastrimi”, SHA -Prishtinë ka afro 700 punëtorë, e cila kryen shërbime në shtatë komuna./IndeksOnline/