75 Mall Live Search
19:15 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Të rinjtë e Ferizajt/ 14 karrige me 14 pikëpyetje, 14 balona në qiell për 14 të pagjeturit

Për nderë të ditës së të pagjeturëve në Kosovë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka mbajtur një aktivitet simbolik për personat e pagjetur të Komunës së Ferizajt.

Për 14 të pagjetur janë vendosur 14 karrige me 14 pikëpyetje dhe 14 balona të lëshuar në qiell për 14 të pagjeturit.

Aktiviteti ishte disajnuar në formë të tillë ku përmes pikëpyetjes, shtrohej pyetja për fatin e të pagjeturve si dhe në homazhet në obeliskun e ngritur ditë më parë nga Komuna e Ferizajt, dedikuar të pagjeturve të Komunës së Ferizajt.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Kryetari i shoqatës i të pagjeturëve të Ferizajt, familjarët e të pagjeturëve, përfaqësues të KFOR LMT-së ishin të pranishëm në këtë aktivitet që u organizua nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt.