Të rinjtë e Ferizajt e mbështesin Xhavit Zariqin për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi është takuar me të disa të rinj nga Ferizaji.
Kandiati më numër 26 në listën e kandidatëve për deputet nga AAK ka thënë se ky takim shërbeu si platformë për të dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe aspiratat e tyre, duke ndarë bashkë ide për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
‘Së bashku, me besim dhe punë të përbashkët, mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar ndër të tjera ai.