13:47 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë e Gjakovës për një ambient sa më të shëndetshëm pastrojnë qytetin

Edhe më tej vazhdon iniciativa për një Kosovë sa më të pastër.

Gjatë të dielës, shumë të rinj nga Gjakova kanë nisur aktivitetin për të pastruar pjesë të ndryshme të qytetit, kjo me qëllimin që të kemi një ambient sa më të shëndetshëm, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë faktin se komuna të shumta të vendit po vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sa i përket pastrimit. /Indeksonline/