Të rinjtë e Hanit të Elezit protestojnë para komunës: “Duam ujë”

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal i Hanit të Elezit sot kanë zhvilluar një protestë tek objekti i komunës.
Ata kanë bërë protestë kundër komunës pasi në këto temperatura të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, qytetarët e Hanit të Elezit po përballen me problemin e ujit të pijshëm, transmeton Indeksonline.
Të rinjtë e Hanit të Elezit kanë vendosur shkrime në objektin e komunës “Duam Ujë”.
KVRL Hani i Elezit është organizatë jo qeveritare që bën pjesë në shoqërinë civile./Indeksonline/