75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 07 Maj 2021 / k.v

Të rinjtë e PDK-së me aksion para MPJD-së, Gërvallës ia dorëzojnë dëshmitë për krimet serbe (Video/foto)

Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para ministrisë̈ së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Të rinjtë mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Dëshmitë e mbledhura të krimeve të luftës në Kosovë ata do t’ia dorëzojnë ministres Gërvalla.

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka thënë që aksioni i tyre shërben për t’ia rikujtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, se ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojë vetëm Kosovën.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës në atë kuti ta vazhdojnë deponimin dhe t’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima”, ka thënë Bislimi.

Bislimi e quajti “dhuratë” këtë kuti që ata e kanë vendosur para objektit të ministrisë, duke thënë se Gërvalla-Schwartz ka harruar se kë e përfaqëson në politikën e jashtme.

Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm gjatë aksionit.

Ky reagim i PDK-së vije një ditë pas kjo në seancën e Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas pohimeve se ajo ka deponuar dosje në Hagë për krime lufte.