75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 08 Shtator 2020 / C E

Të rinjtë e Shqipërisë iu japin leksion “profesionistëve”, iu tregojnë si fitohet

Tjetër fitore e madhe e rëndësishme për skuadrën e Shqipërisë U21.

Kombëtarja U21, pas fitores spektakolare 5-1 të marrë në fushën e Austrisë katër ditë më parë, ka mundur 3-1 me përmbysje Andorrën në Elbasan Arena mbrëmjen e sotme.

Ndeshja, e vlefshme për kualifikuese për Europianin U21, ka nisur shumë keq për kuqezinjtë, që janë ndëshkuar pas vetëm dy minutash loje nga një penallti e Alaez.

Reagimi i kuqezinjve ka ardhur në minutën e 62-të, kur Selmani ka barazuar shifrat me kokë pas një fluturimi mbresëlënës në zonën e rreptësisë kundërshtare.

Pesë minuta para fundit të sfidës, kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur përmbysja e madhe me Vrionin.

Goli që ka vulosur fitoren e kuqezinjve është realizuar nga Bullari në minutën e 94-të. /IndeksOnline/