10:31 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë e Vushtrrisë kapin lopatat dhe i pastrojnë vet trotuaret nga bora

Jo vetëm në Istog e Dragash, por edhe në qytetin e Vushtrrisë banorët vet po pastrojnë trotuaret pranë shtëpive.

Disa të rinjtë e lagjes ‘Qendresa 1’ në qytetin e Vushtrrisë mbrëmë  janë organizuar për pastrimin vet të borës.

Ata kanë marrë lopatat dhe bashkë kanë pastruar trotuaret nga bora.

Në këto foto të cilat i kanë dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihen ata dhe rrugët e pastruara pas iniciativës vullnetare të tyre.

Shikoni më poshtë pamjet./Indeksonline/