75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të rinjtë i zë tavani përderisa po festoni në një apartament

Të paktën 30 persona besohet të jenë lënduar në një festë të organizuar në shtëpi, kur pjesa e lartë e shtëpisë ra mbi ta.

Një video tronditëse kapi momentin kur tavani ra mbi turmën që po kërcenin në një apartament në Karolinën e Jugut, transmeton Indeksonline.

Dëshmitarët i përshkruan brimtat, pasi tavani u nda dhe nga rënia u bllokuan shumë viktima.

20 vjeçari, Raven Guerra, i cili ishte në festë ka thënë se ndjeu diçka të çuditshme derisa po ikte por pa që djali pas tij u zhduk.

“Të gjithë ishin në dysheme dhe njerëzit po bërtisnin pasi gjithçka po lëvizte. Ishte shumë frikësuese, njerëzit po iknin nga kati në kat dhe po qanin”,ka thënë ai.

30 personat e lënduar janë dërguar në spitale të ndryshme përderisa ata që shpëtuan shkruan në Twitter duke treguar se si e kishin përjetuar këtë incident./Indeksonline/