75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të rinjtë ia sigurojnë fitoren Liverpoolit, në fazën tjetër do ta ketë shumë të vështirë

Liverpooli ka kaluar në fazën e 1/8 të Kupës së Anglisë.

Kampionët e Evropës mposhtën në ndeshjen e dytë Shrewsburyn me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2 dhe Reds iu nevojit edhe kjo ndeshje për të kaluar fazën.

Me lojtarët e rinj në fushë dhe pa Kloppin trajner Liverpoolit i mjaftoi autogoli i Williams në minutën e 75-të për të arritur fitoren.

Në fazën tjetër, Liverpooli do të takohet me Chelsean. /IndeksOnline/