16:26 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / C E

Të rinjtë kanë nevojë për përkrahjen tonë për të qenë pozitivë dhe këmbëngulës

Vetëvlerësimi, depërtimi në preferencat personale, orientimi profesional, rëndësia e prezantimit të mirë, menaxhimi i kohës, aftësit në marketingut digjital, bazat e planit të biznesit dhe komunikimi i biznesit janë aftësitë dhe njohuritë të cilat të rinjtë në Kosovë kishin mundësinë t’i studionin përmes programit Coca-Cola Përkrah Rininë.

Këtë vit programi Coca Cola Përkrah Rininë i cili gradualisht po kthehet në një traditë, ka vazhduar me trajnime edukative online përkundrazi situatës pandemike. Coca Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Innovation Center Kosova, kanë bashkëpunuar ngushtë për të siguruar hapësirat e nevojshme të të rinjëve Kosovar për t’i dëgjuar modulet edukative.

Orgest Seremi ish pjesëmarrës i këtij programi, tashmë ka pasur rastin të filloj ëndrrën e tij pasi që pas përfundimit të programit ai u bë pjesë e Coca Cola HBC Kosova. Ai mes tjerash theksoi se gjendej në një situatë dërrmuese pasi nuk kishte asnjë ide “çfarë donte të ishte”. Mirëpo pasi që kishte dëgjuar për trajnimet e Coca-Cola Përkrah Rininë, vendosi të bëhej pjesë e saj  dhe kjo i shërbeu si udhërrëfyes drejtë përcaktimit të karrierës.

“Vetë mendësia dhe njohja e Coca-Cola HBC si kompani internacionale më ka shtyer me çdo kusht me qenë pjesë e trajnimit.” Ka theksuar ish pjesëmarrësi i vitit 2018, Orgesti.

Ai vazhdon duke treguar eksperinecën tij; Gjatë trajnimit ka pasë mentor të ndryshëm prej kompanisë që na kanë përcjell gjatë 3 ditëve kryesisht nga departamenti i shitjes. Dy muaj pasi që kam qenë pjesë e këtij programi, jam kontaktuar nga kompania për të më punësuar ku ende vazhdoj të punoj si Business Developer. 

Pjesë fundamentale e pranimit tim në punë ka qenë programi Coca-Cola Përkrah Rininë pasi që më ka përgatit për intervistën e punës. Jam përgjithmonë falenderues programit si dhe vetë Coca-Cola Hellenic që më ka dhënë mundësinë, jo vetëm të përfitoj nga programi por edhe të fitoj eksperiencë të lidershipit multinacional. Tash e 3 vite punoj në këtë kompani dhe ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme ku kam mësuar shumë gjëra të reja në fushën e biznesit dhe shitjes së mallrave.

Kësaj rradhe, programi zbatohet ekskluzivisht përmes online trajnimeve në përputhje me masat e rekomanduara parandaluese për shkak të pandemisë koronavirus. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përmirsojnë aftësitë e tyre personale dhe të fitojnë njohuri praktike me ekspertë dhe mentorë të certifikuar, të cilat do t’i ndihmojnë ata në kërkimin e punës.

Ndërsa Leutrim Braha, pjesëmarrës i këtij viti ka treguar eksperiencën e tij: “Gjatë trajnimit online 3-ditor, fituam njohuri praktike rreth shkathtësive të buta, digjitale dhe të biznesit. Ideimi i këtij programi, ka pasur impakt pozitiv tek pjesëmarrësit duke u bazuar në faktin se trajnimi është zhvilluar duke e pasur fokusin tek secili element i këtyre aftësive, pra jemi trajnuar për secilën prej tyre duke iu qasë çdo ditë të veçantë secilës temë. Kjo ka pasur influencë me efektshmëri të lartë dhe dua të konkludoj që edhe trajnerët ishin në nivelin e duhur profesional dhe qasja e tyre ishte brenda principeve të korrektësisë”.

Nita Maliqi, gjishashtu pjesëmarrëse e trajnimit Coca-Cola Përkrah Rininë, është shprehur për formatin e online trajnimit që ka qenë e lehtë për të pasi që si nënë, ka pasur hapësirë për t’a ndjekur trajnimin nga shtëpia – “Të qenit nënë në shtëpi me një fëmijë ka sfidat e saj, aq sa dua të kem sukses si nënë, gjithashtu dua të di se kur të vijë koha, do të jem në gjendje dhe e njoftuar mirë për t’u kthyer në punë. Isha vërtet mirënjohës për programin e këtij viti, i cili jo vetëm që më përgatiti, por gjithashtu më dha një ndjenjë të arritjes dhe besimin për t’u kthyer në tregun e punës”. U shpreh Nita rreth përshtypjes së saj për programin e Coca-Cola Përkrah Rininë.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij programi, ju lutem kyçuni përmes linkut: