16:25 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

Të rinjtë llapjan ia besojnë të ardhmen Dokut

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni çdo ditë e më tepër po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë llapjan.

Kjo mbështetje po vjen si rezultat i besimit të madh që po gëzon programi i LDK-së për të rinjtë.

Nga ana tjetër Ekrem Hyseni ka thënë se të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e komunës sonë, e shtetit tonë.

Ai ka thënë se ashtu siç u kemi krijuar hapësirë të mjaftueshme përfaqësimi në listën për asamble komunale do iu krijojmë hapësirë edhe në vendimarrje në qeverisjen e tij në katër vjeçarin e ardhshëm.

Ndërsa, të rinjtë janë shprehur se po gëzojnë përkrahje të jashtëzakonshme nga kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.