10:13 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të rinjtë mbështesin poligaminë dhe dëshirojnë të ketë mundësi të “renovimit” të kurorëzimit

Tradicionalisht martesda është parë si një lidhje e shenjt që do të zgjaste deri në vdekje.

Por shumë të rinj tani besojnë se martesa duhet të jetë më shumë si një marrëveshje telefonike që mund të ripërtërihet, thonë studiuesit.

Ata zbuluan se një e katërta nga të rinjtë e moshës 18-24 vjeçare mendojnë se martesa duhet të jetë një kontratë e përkohshme me një datë rinovimi dhe mundësi për të “përmirësuar” partnerin.

Një e treta e kësaj grupmoshe gjithashtu mbështesin poligaminë (martesën me më shumë se një partner), dhe 30 për qind mbështesin atë që njerëzit mund të lëvizin midis partnerëve të ndryshëm.

Kolin Hart, nga organizatorët e sondazhit të Koalicionit për Martesë, tha se gjetjet ishin “thellësisht shqetësuese”.

Ai shtoi: “Pavarësisht nga retorika e Qeverisë për rëndësinë e martesës, ata po dështojnë ta marrin këtë mesazh”.

Sondazhi ku u përfshiu 2002 të rinj të të gjitha grupmoshave gjithashtu zbuloi se 70 për qind mendonin se duhet të ketë një periudhë ligjore “ftohëse” para se të finalizohet divorci për t’iu dhënë shans çifteve për të ndryshuar mendjet e tyre./Indeksonline/