75 Mall Live Search
22:24 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë ndihmojnë me gjëra ushqimore djalin dhe nënën që jetojnë në kushte ekstreme në Prishtinë

Të shumta janë familjet në nevojë në vendin tonë.

Padyshim se mungesa e një shtëpie dhe gjërave ushqimore e bëjnë jetën edhe më të vështirë për shumë prej tyre.

Por përpos sfidave më të cilat përballen, ka edhe raste kur bamirësit nuk i harrojnë, duke u ndihmuar me ushqim, veshmbathje e shpesh herë edhe duke u ndërtuar shtëpitë.

Këtë herë një grup të rinjsh kanë vendosur që të ndihmojnë një familje në Prishtinë.

Në afërsi të stadiumit në Prishtinë, jeton Egzon Ajvazi dhe nëna e tij Xhevahirja, në kushte ekstremisht të vështira, e të harruar nga shteti, transmeton Indeksonline.

Dyshja jetojnë në baraka, në mungesë të një shtëpie të tyre.

Ekipi i grupit ‘Speedomaniaks’, grup që promovon veturat sportive kanë vendosur që t’i ndihmojnë kësaj familje.

Ata vizituan  vendin ku jetojnë Egzoni dhe nëna e tij, duke u lutur që edhe shumë njerëz të tjerë të ndajnë humanizmin e tyre me këto familje dhe shumë të tjera në nevojë. Ky grup i të rinjve kosovarë këtë traditë të shpërndarjes së ndihmave janë duke e relizuar prej dy vitesh kurse gjendjen e vështirë të jetesës së kësaj familje mund ta shihni edhe në një video më poshtë./Indeksonline/