Të rinjtë në Francë shpëtojnë një familje nga zjarri

Një grup të rinjsh nw qytetin e francez, janë duke u konsideruar si heronj në zonën e tyre, pasi shpëtuan një familje nga zjarri që i kishte përfshirë banesën.
Në pamjet e publikuara nga BBC, shfaqen disa të rinj në qytetin e Nantes, duke e vendosur veten në formën e një shkalle, për të shpëtuar familjen, transmeton Indeksonline.
Fillimisht ata shtruan dyshekë në hapësirën me bar, në anë të banesës, në mënyrë që foshnja 6-muajshe e çiftit që jetonte në atë apartament, të mos dëmtohej gjatë hedhjes.
Më pas, ata ndihmuan në shpëtimin e dy personave të tjerë që ndodheshin në apartament.
Zjarri gjithashtu u përhap në banesa të tjera në ndërtesë dhe zjarrfikësit shpëtuan disa persona të tjerë.
Kenza Zekkar, udhëheqësi i organizatës lokale të të rinjve Bien-être et solidarité Pays de la Loire, i tha BBC se ajo kishte organizuar shpëtimin e familjes ndërsa banorët lokal prisnin të mbërrinte shërbimi zjarrfikës.
Burri i saj ishte midis të rinjve që u ngjitën jashtë ndërtesës për të ndihmuar në sjelljen e prindërve në siguri, tha ajo.
Organizata e saj tani po bën thirrje që tre prej atyre që janë përfshirë në shpëtim, të cilët janë të gjithë migrantë, t’u jepen letra zyrtare dhe strehim.