75 Mall Live Search
18:04 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë në Rogovë të Gjakovës me vetëfinancim mbjellin fidanë, lule e largojnë shumë mbeturina

Disa të rinj janë mbledhur për të kaluar këtë të dielë në një mënyrë fantastike.

Përpos që vizituan disa pjesë të ndryshme në Rogovës  së Gjakovës, ata me vetëfinancim mbollën fidanë, pisha e pastruan rrugët e këtij fshati.

40 fidane bliri u mbollën tek varrezat e fshatit Rogovë. Pisha dhe lule në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Rogovë. Pastruan rrugët e këtij fshati dhe larguan rreth 40 kamionë mbeturina në deponinë e mbeturinave të krijuara në rrugën për te Qarret (afër Drinit), transmeton Indeksonline.

Poashtu ata pastruan edhe rrugën Muhadër-Rogovë me 30 kamionë mbeturina të mbledhur në këtë pjesë./Indeksonline/