75 Mall Live Search
16:23 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / AR

Të rinjtë pejanë posedojnë marihuanë, ndalen nga policia

Dy të rinj pejanë, njëri 26 vjeç dhe tjetri 27, janë ndalur nga policia mbrëmjën e 9 gushtit, në kuadër të operacionit “Goditja”.

J.Gruda dhe D.Muriqi dyshohet të kenë pasur në Mercedesin e tyre substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në formë të barit, në sasi rreth 2 gramësh.

Burime të Indeksonline pohojnë se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistimit.

Të njëjtit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti u cilësua si  “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”./Indeksonline/