75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë të mos bëjnë sehir por të angazhohen në politikë për ta bërë ndryshimin

Shkruan: Shemsi Jashari, Drejtor i rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu”

Tani që partitë politike kanë zgjedhjet e brendshme të strukturave partiake, të rinjët të mos bëjnë sehir por të angazhohen për ta bërë ndryshimin që aq shumë kemi nevojë.


Që nga paslufta asnjëhërë nuk ka pasur nevojë më shumë, në të njëjtën kohë më shumë arsye që të rinjët të angazhohen në politkë për të marrë përgjegjësi politke se sa tani. Kjo për arsye se skena politike aktuale kurr s’ka qenë më e dobët dhe me ma pak kredibilitet, edhe në nivel kombëtar, edhe në nivel ndërkombëtar.

Të rinjët nëse nuk duan të nënçmohëm më shumë nga klasa e vjetër politike, duhet të fillojnë betejën për të marrë përgjegjësi brenda partive politike. 


Të rinjët nuk duhet të jenë naiv dhe të besojnë se do ti presin me lula gjenerata e vjetër e politikanëve, por duhet të jenë të gatshëm për tu sfiduar, për vete, për fëmijët tanë, për shtetin dhe kombin.Mjaft është mjaft, politikanët e deritashëm e kanë tepruar!!!

Duke trasheguar një respekt për të vjetrit, si traditë që jemi edukuar nga familjet tona, partitë politike ose thënë më mirë drejtuesit e partive(paria), e kanë shfrytëzuar shumë mirë për veti, këtë vlerë që të rinjët e kanë dhe këtë respekt për të vjetrit, duke i anashkaluar në maksimum të rinjët dhe duke mos iu dhënë hapësirë e mundësi të jenë pjesë e strukturave politike vendimëmarrëse me të vetmen arsye nuk janë të gatshëm për konkurrencë, iu frigohen te rinjëve . E si rezultat e shohim se ku jemi.

Të rinjët deri më tani i kanë angazhuar vetëm gjatë zgjedhjeve për të iu shpërndarë afishe, billborda e flamuj partiak, aty këtu ndonjë mbushje apo drekë të lodhët, sa për ti joshur të brohorisin me shumë dhe me përfundimin e fushatave, ata i kanë arkivuar deri në zgjedhjet tjera. As telefonin nuk ua kanë hapur lere më të iu kryejnë ndonjë punë. Kjo nuk ka emër tjetër përveç, shfrytëzim dhe abuzim me vullnetin e gjeneratës së re. Këtij modeli duhet thënë STOP.

Modeli i fushatave deri më tani, nuk ka pasur përmbjatje programore e as premtime të matshme për të mirën e përgjithshme, por vetëm model klientelizmi duke premtuar vende pune, e ndoshta ndonjë avancim aty këtu për militantët e vet politik asgjë tjetër. Posa janë zgjedhur përfaqsuesit tanë( bosat), nga të gjitha partitë( të gjitha janë njejtë) kanë filluar punësimet familiare, e diku diku edhe “shoqeve të ngushta” e të rinjët kanë kaluar plotë 4 vite, me shpresë se ndoshta një ditë do të ua hap telefonin “patroni” që iu kishte premtuar vend pune.

Unë njoh të rinjë të mrekullueshëm që, tani e 15 vite presin me shpresë se shefi X a Y do të iu bëjë zgjidhje punësimi, por e di sigurt që presin kotë. Tani këta “politikan” (tuxhar politik) që janë para pensioni ende nuk lëshojnë rrugë gjeneratës se re sepse janë mësuar ta kenë respektin dhe shërbimin e të rinjëve falas, më shumë se nga fëmijët e tyre në shtëpi. 
Nëse dikur i kemi respektuar sepse kemi menduar se përfaqsojnë vlera të caktuara të kohës, sot çka përfaqsojnë? Gënjeshtra, krim, korrupsion, nepotizëm, degradim kaq asgjë më shumë.

Djem e vajza, mos u ankoni por bëhuni aktiv dhe merrni rol në jetën publike duke hyrë në garë për tu zgjedhur në struktura politike.Strukja dhe ikja nuk jan zgjidhja. Ti mundësh, ti na duhesh, o sot o kurrë.