75 Mall Live Search
18:18 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të rrallë këngëtarë si Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të dashur dhe më të kërkuar në estradën tonë.

Ai ka një karrierë të gjatë muzikore dhe ka arritur që ende të jetë ndër emrat më të suksesshëm në vend, shkruan Indeksonline.

Duke qenë djali i legjendës së muzikës Sabri Fejzullahu, ai ka trashëguar talentin për muzikë pikërisht nga babai.

Për gjatë këtyre viteve karrierë, Ermali numëron shumë hite të cilat vazhdojnë të dëgjohen ende.

Ermali edhe këtë vit që po lëmë pas ishte mjaft aktive me disa projekte muzikore të cilat u pëlqyen nga adhuruesit e këngëtarit.

 Ndërsa, krahas kësaj karrierës së suksesshme edhe me jetën personale këngëtarit i njohur mund të krenohet pafund.

Ai ka krijuar një familje të shëndosh dhe të bukur. I martuar me Arianën me të cilën ka tre fëmijë ata kanë plotësuar për mrekulli kornizën e tyre familjare.

Kështu, Ermal Fejzullahu vazhdon të mbetet një prej emrave më të kompletuar që ka tregu ynë i muzikës./Indeksonline/