20:16 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Të sëmurët në Mitrovicë nuk mjekohen gjatë fundjavës (Video)

Mirsime Dedina që po shoqërohej nga bashkëshorti i saj Nexhati, u soll gjatë nëpër korridoret e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Ajo nuk u pritë mirë kur shkoi që të fashojë një plagë të shtunën.

Fillimisht nuk e pranuan në emergjencë, e më pas as në repartin e Kirurgjisë.

Por në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e kanë një shpjegim për rastin, që nuk e trajtuan.