75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 02 Maj 2025 / Z S

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, rrëmbim dhe dhunë janë arrestuar në Itali dhe Gjermani dhe më pas janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

Në Gjermani u prangos 21-vjeçari Kledjon Berberi i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit, raporton Abcnewsalbania.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 21-vjeçarin për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, Danjel Lalaj  për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë  një person./Indeksonline/