12:47 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Të shtëna armësh në Dragash

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka dëgjuar të shtëna armësh në fshatin Mlik të Dragashit. 

Patrullat policore janë vënë menjëherë në veprim dhe kanë verifikuar drejtimin e të shtënave dhe kanë takuar një bari, i cili ishte duke i ruajtur delet.

Ai kishte shtënë në momentin kur kopeja po rrezikohej nga ujqërit. 

Gjatë verifikimit dhe kontrollit bariut i është konfiskuar arma  7.65mm, pa fishek. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një ujk i ngordhur, i cili ishte mbytur nga qenët e bariut.

I dyshuari është intervistuar dhe pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë./Indeksonline/