11:42 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna armësh në Gjakovë, policia arreston disa persona

Në rrugën “Sylejman Vokshi” në Gjakovë është arrestuari një i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, pa ndonjë pasojë fizike apo materiale.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë kal.7.62mm.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar-bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Pashtu, një rast tjetër ka ndodhur në fshati Damjan të Gjakovës ku janë arrestuar katër të dyshuar të cilët dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Gjatë bastisjes tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar; një revole dhe 4 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një AK-47, 60 fishekë dhe 12 gëzhoja të kal. 7.65mm, një pushkë gjuetie me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Indeksonline/