09:15 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Të shtëna armësh në Istog

Në fshatin Studenicë të Istogut, është raportuar për të shtëna armësh.

“Një person K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur afër një kafiterie kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, shkruan në komunikatën e Policisë së Kosovës dërguar për media.

Raportohet se në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

“Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”, thuhet në komunikatë./AktivPress