12:00 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Të shtëna armësh në një Qendër Tregtare në Mitrovicë, flasin policia

Mbrëmë vonë në Mitrovicë është shtënë me armë zjarri në drejtim të një qendre tregtare, raporton IndeksOnline.

Ndërsa për IndeksOnlinen, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se persona të panjohur deri tani për policinë kanë shtënë në drejtim të kësaj qendre, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Po mbrëmë rreth orës 22:00, është raportuar për të shtëna armësh në drejtim të një qendre tregtare në Mitrovicë. Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti po trajtohet nga hetuesit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Sapo isha në kontakt me ta dhe ma konfirmuan se po vazhdojnë të punojnë për këtë rast, e që aktualisht nuk ka ndonjë pistë hetuese”, tha Zahiti për IndeksOnlinen.