75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 10 Qershor 2025 / Z S

Të shtëna armësh në një shkollë në Graz të Austrisë, raportohet për të vdekur

Të shtënash me armë janë dëgjuar gjatë mëngjesit të sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë.

Thuhet se autori i krimit është qëlluar me armë. Policia dhe njësia e forcave speciale “Cobra” janë tani në vendngjarje.

Sipas gazetës “Krone”, janë konfirmuar të paktën pesë viktima megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Policia nuk e përjashton një autor të dytë. Autoritetet dyshojnë se një ose më shumë armë zjarri janë përdorur si armë vrasjeje./Indeksonline/