12:44 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna armësh në Prishtinë, plagoset një person!

Në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë dje i dyshuari shqiptar pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës shqiptar, duke e plagosur në këmbë.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/

Temat: