09:26 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Të shtëna armësh në Prizren, policia kërkon të dyshuarit

Raportohet se për shkaqe të panjohura janë gjuajtur me armë zjarri tre të dyshuar meshkuj në rrugën “De Rada” në Prizren.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit janë në kërkim policor./Indeksonline/