75 Mall Live Search
22:17 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Burim

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në Ferizja në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar”, tha Veseli.

Ai shtoi se gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja.

“Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli.

Policia ka nisur hetimet rreth rastit. /IndeksOnline/