07:41 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Të shtëna masive në Buffalo, Biden: ShBA duhet të adresojë urrejtjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur për të shtënat masive me motive racore në Buffalo, të cilat morën jetën e 10 personave.

Biden tha se bashkë me bashkëshorten, Jill, po luteshin për viktimat dhe se “urrejtja mbetet një njollë në shpirtin e Amerikës”.

Sipas BBC, një i armatosur filloi të qëllonte mbi njerëzit në një supermarket në një lagje afro-amerikane në Buffalo, përpara se të arrestohej nga policia.

I armatosuri i dyshuar është identifikuar në dokumentet e gjykatës si Payton Gendron, nga Conklin, Nju Jork.